AktualitetPolitikëTë fundit

Fabrika e vaksinave, Teknopark Albania, sistemi i kontrollit me dronë; Rama diskuton projektet me sipërmarrje të ekselencës turke

Ndërtimi i fabrikës së 7 llojeve të vaksinave, si zemra e një qendre të klasit të parë të prodhimit farmaceutik ishte një ndër projektet e diskutuara në takimet që zhvilloi sot në Ankara, Kryeministri Edi Rama me sipërmarrje të ekselencës turke.

Kryeministri ndau foto nga takimet e sotme në Ankara, ndërsa u ndal edhe te projektet e diskutuara.

“Ditë bashkëbisedimesh të detajuara me sipërmarrje të ekselencës turke për: ndërtimin e fabrikës së 7 llojeve të vaksinave, si zemra e një qendre të klasit të parë të prodhimit farmaceutik”, tha Rama.

Një tjetër projekt i diskutuar, sipas Kryeministrit ishte ai për Teknopark Albania, një qendër e teknologjisë së lartë në periferi të kryeqytetit, për kompanitë HighTech, Startup-et e kërkimin shkencor, sipas modelit të suksesshëm të jetësuar në Turqi, si katalizator i transformimit ekonomik e social dhe krijimit të vendeve cilësore të punës për të rinjtë.

Rama tha se në këto takime u diskutua edhe për “sistemin e kontrollit të territorit të vendit me dronë superinteligjentë, për prodhimin e të dhënave në kohë reale mbi rrugët, bregdetin, tokën bujqësore, pyjet, rendin publik natyrisht e të tjera akoma si dhe mbi programin e Mandatit të Tretë për infrastrukturën kombëtare”.

Postimi i z. Rama:

 

Fraksion.com