AktualitetPolitikëTë fundit

Edith Harxhi: I njoh zgjedhjet e 25 prillit! PS fitoi, shifrat flasin vetë

Edith Harxhi, kandidate për kryetare e PD-së tha sot se ajo e njeh rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit.

E pranishme në Berat, në një takim me demokratët, Harxhi u shpreh se zgjedhjet janë njohur edhe nga ndërkombëtarët dhe se shifrat tregojnë fitoren e PS.

“Unë i njoh zgjedhjet sepse zgjedhjet janë njohur nga ndërkombëtaret. Ata kanë fituar. Shifrat flasin vetë, nuk jemi ata që duhet te themi që  vota është vjedhur, por shifra e pjesëmarrjes është e njëjtë, si në 2017, pse ne nuk arritëm të nxjerrim elektoratin gri?”, tha ajo.

 

Fraksion.com