AktualitetTë fundit

Atentati në Vlorë; Fqinjët: Djali i kishte thirrur të ëmës hape derën, por ajo e gjeti të lyer në gjak në tokë

Për fqinjët dhe banorët e pallatit në lagjen  ’24 maji’ në Vlorë, Shkëlzen Velaj ishte një person i urtë pa probleme, madje kishte ndihmuar edhe në shtrimin e rrugës së lagjes me shpenzimet e tij.

Fqinjët flasin për mediat pas ngjares së rëndë duke thënë se i ndjeri Velaj jetonte vetëm më të ëmën dhe para atentatit, ai i kishte thirrur të ëmës ‘hape derën’, por kur ajo e kishte hapur kishte gjetur të birin të lyer në gjak në tokë.

“Djali i kishte thënë  hape dere, sa vajti ajo për ta hapur e gjeti djalin të vrarë. Të ëmën e mori policia dhe për vdekjen i kanë thënë pas orës  2:30 të natës”, tha një nga fqinjët e 43-vjeçarit që u vra në derën e shtëpisë.

“Këtu për pallatin djali nuk kishte fare probleme, madje ka paguar lekë që ka shtruar rrugën në lagje dhe për ne ishte një njeri shumë i rregull. Grua më të mirë në botë se e ëma e tij nuk gjen në botë. Është një fatkeqësi shumë e madhe”, tha një tjetër banor.

Shkëlzen Velaj e kishte pikasur që atë po e ndiqnin pasi sapo mbërrit në banesë e la makinë  ndezur dhe iku me vrap drejt shtëpisë, por autorët e kanë ndjekur duke e qëlluar me breshëri kallashnikovi në katin e 5-të.

 

Fraksion.com