Vizita në Turqi; Rama takim me Presidentin Recep Tayyip Erdoğan
Kryeministri Edi Rama, i cili po zhvillon një vizitë dyditore në Ankara, u prit sot në një takim nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.
“Miq”, tha Kryeministri Rama, ndërsa publikoi një foto nga takimi me Presidentin, Recep Tayyip Erdoğan.
Në nisje të kësaj vizite, Kryeministri informoi se në fokus të takimeve do të jetë ecuria e projekteve të bashkëpunimit dypalësh mes ministrive dhe kontaktet e organizuara me investitorë në teknologji digjitale, turizëm, farmaceutikë, energji, transport.
Vizita e fundit në Turqi e Kryeministrit Edi Rama ishte në 6 janar 2021, ku nënshkroi me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan deklaratën e përbashkët politike për krijimin e Këshillit të Bashkëpunimit të nivelit të lartë.
Gjithashtu gjatë asaj vizite u nënshkruan edhe një sërë marrëveshjesh me rëndësi në kuadrin e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Turqisë.
Fraksion.com