Sllovakia nis vaksinimin kundër COVID-19 me Sputnik V
Sllovakia ka filluar regjistrimin e takimeve për vaksinimin me Sputnik V.
Ministri i Shëndetësisë, Vladimir Lengvarsky njoftoi, gjatë një interviste televizive, se “regjistrimi për t’u vaksinuar me Sputnik V”, që nuk është miratuar ende nga autoritetet shëndetësore të BE-së, “është i mundur në internet që tani”.
Vaksinimet e para me Sputink V do të bëhen të hënën për personat midis 18 dhe 60 vjeç.
Sllovakia është vendi i dytë i BE-së, pas Hungarisë, që ka vendosur të përdorë vaksinën, edhe pse ende nuk është autorizuar nga Agjencia Europiane e Barnave.
Fraksion.com