AktualitetPolitikëTë fundit

Zbardhet axhenda; PS mbledh nesër Asamblenë Kombëtare

Partia Socialiste do të mbledhë ditën e nesërme Asamblenë Kombëtare. Mbledhja e Asamblesë do të nisë në orën 17:30 dhe do të zhvillohet online, për shkak të situatës së koronavirusit.

Sipas agjendës mbledhja të nisë me miratimin e Projekt-Vendimit “Për thirrjen e Kongresit të Jashtëzakonshëm të Partisë”.

Po ashtu më tej do diskutohet edhe rezultati i zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ku do të bëhet një analizë e rezultatit në strukturat vendore të PS.

 

Fraksion.com