“Vlahutin më kërkoi të arrestoj Berishën”; Braho për deklaratën e Llallës: Gënjen! Aleancë nga ata të listës së zezë
Pas deklaratës së fortë të bërë dje nga ish-kryeprokurori Adriatik Llalla se ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin i kishte kërkuar që të arrestonte ish-kryeministrin Sali Berisha, vjen një koment nga deputeti Spartak Braho.
I ftuar në ‘Frontline’ në ‘News24’ Braho tha se Llalla gënjen për këtë fakt, pasi sipas tij Vlahutin dhe as ambasadori i SHBA-ve Donald Lu nuk ka kërkuar kurrë një gjë të tillë. Sipas Brahos, Llalla shpik pasi është një situatë të vështirë për shkak të hetimit.
PJESË NGA INTERVISTA
Ç’mund të na thoni në lidhje me deklaratën e Adriatik Llallës se Vlahutin i ka kërkuar që të arrestojë Berishën?
Domethënë pyetja jote ka dy anë. Pjesa e parë është deklarata e tij që i ka thënë Vlahutin; ‘arresto Sali Berishën’, nuk është e vërtetë.
E ka kërkuar dhe Lu?
Nuk është e vërtetë që Vlahutin; ‘arresto Berishën’. Ai shpif pa pikë turpi se është në situatë të vështirë por nuk del dot kështu nga halli. S’mund të vijë përfaqësuesja e BE tek një prokuror i dyshimtë dhe t’i thoshte; arresto shefin e opozitës. Po kush ishin akuzat? Thotë gjë?! Gënjen! Kjo është aleanca e sapo ngjizur e Berishës, e këtyre të …
E atashoni dhe me Ilir Metën?
Patjetër! Këta janë…jo të çantës së zezë, por të listës së zezë. Nuk bëjnë aleanca këta.
A keni informacione se zoti Meta është pjesë e listë së zezë së Amerikës
Jo se besoj. Nuk e di. I drejtohem; Ilir kujdes!. Bëjë kthesë nga rruga ku ke hyrë. Se ditë të rënda të presin.
Çfarë ditësh?
pse të shkarkohesh nga parlamenti është ditë e lumtur.
Po për Berishën?
Berisha ka dashur burgosur me kohë. Unë kam qenë drejtues komisioni hetimor i ngjarjeve të 97 dhe konkluzioni i atij komisioni është; Sali Berisha mban përgjegjësi për tërë katrahurën, për dëmet, viktimat. Aty në materiale është dhe aktakuza, pjesë e përfundimeve që arriti Komisioni Hetimor. Iu hoq imuniteti 4 vite dhe nuk u thirr një herë si i pandehur. Ai ka dash burgosur me kohë.
Flasim për një përcaktim nga SHBA…
Edhe SHBA tani për shumë konjuktura e kanë kursyer deri tani.
Pse?
punë e tyre. Një pjesë, copës antikombëtare e një njeriu antikombëtar që ka dëmtuar rëndë interesat e vendit,. mos të themi Hesat pasha, se ky është më i keq, ka punuar kundër interesave të Shqipërisë, deri në copëtimin e saj, mbi dhe nën dhe, hapur direkt, duhej të eliminohej shumë kohë më parë (Të eliminohej politikisht).
Fraksion.com