AktualitetPolitikëTë fundit

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor për Vlorën; Kaso: Detyrimi për transparencë vijon të jetë i pandryshuar

Përfaqësuesi i PD, Ivi Kaso ka reaguar për mediet pas vendimit të Kolegjit Gjyqësor Zgjedhor për të rrëzuar paditë e partive opozitare për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në qarkun e Vlorës.

Ai garanton se beteja do të vijojë për sa kohë të ketë një Gjykatë ku opozita të ankohet dhe misioni për transparencë mbetet i pandryshuar.

“Fatkeqësisht një vendimmarrje negative sot për sa i përket ankuesit koalicionit të udhëhequr nga PD, por fatkeqe për transparencën e zgjedhjeve. Pati debat të gjatë për domosdoshmërinë e administrimit të provave, përpara dhe përgjatë. Me keqardhje them se është shans i humbur, por nuk dekurajohemi. Çdo lloj shkelje të ligjit e cila e ka influencuar dhe deformuar vullnetin e zgjedhësve është bërë e njohur, shqiptarët nuk votuan dot të lirë e të shpreheshin të lirë me votë. Unë e kam thënë dhe më parë, detyrimin për transparencë e kemi jo vetëm për ata që na besuan. Procesi zgjedhor duhet të çlirohet nga gjithë fenomenet negative. Detyrimi për transparencë vijon të jetë i pandryshuar, përsa kohë të kemi një Gjykatë për t’u ankuar, do i shkojmë deri në fund për të hedhur dritë mbi çdo lloj shkelje”,  tha Kaso.

 

Fraksion.com