AktualitetDialogKosovaTë fundit

Lajçak: Brenda pak ditësh do të mbahet takimi i parë Kurti-Vuçiç në Bruksel

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se pas pak ditësh do të mbahet takimi mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel.

Lajçak, në një konferencë për media, tha se qëllimi parësor i kësaj vizite është që të përgatitet takimi i parë me kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Sipas tij, brenda pak ditësh do të mbahet ky takim në Bruksel.

“Qëllimi parësor i kësaj vizite është që të përgatitet takimi i parë mes Kurtit dhe Vuçiçit, i cili do të mbahet pas pak ditësh në Bruksel. Prandaj programi fokusohet në katër takime kyçe, Bislimi, Kurti, Gërvalla… Këto takime kanë qenë të dobishme. Ka potencial që të jetë një vit i mirë për marrëdhëniet me BE-në. Ka pasur një diskutim me 27 ministrat e jashtëm, më 22 qershor do të kemi dhe një diskutim tjetër, do të kemi Samitin e Ballkanit Perëndimor në tetor”, ka thënë Lajçak.

 

Fraksion.com