Koronavirusi vetmon të rinjtë
Pandemia e Coronës po i bën të ndjehen më të vetmuar të rinjtë gjermanë. 56% e të anketuarve nën moshën 30 vjeç, sipas një sondazhi ankohen, se ndjehen “shpesh të vetmuar”.
Po kaq vetë janë të shqetësuar, se po humbasin kontaktin me miqtë për shkak të kufizimeve në kohën e pandemisë. Sidomos vajzat dhe gratë e reja i kanë reduktuar kontaktet shoqërore. 63% e sheh më pak rrethin e miqve, kurse më shumë se gjysma e takohen më rrallë me shoqen më të ngushtë. Tek djemtë e rinj kjo shifër është më e ulët.
Si element pozitiv nga pandemia, 55% të anketuarve si nxënës, studentë apo të punësuar të rinj vlerësojnë se kishin mësuar diçka të re në drejtim të digjitalizimit, që nga puna me kompjuterin deri tek softuare të rinj. Kurse 45% e të rinjve pranuan, se tani takohen më shumë në formë digjitale me miqtë edhe për të luajtur online./dw
Fraksion.com