Kolegji Zgjedhor rrëzon paditë e PD dhe LSI: Nuk ka përsëritje zgjedhjesh as në Vlorë
Kolegji Zgjedhor shqyrtoi ditën e sotme padinë e bërë nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim për qarkun e Vlorës. Në përfundim Kolegji vendosi të rrezojë paditë e PD dhe LSI për pavlefshmeri zgjedhore në qarkun Vlorë.
Përfaqësuesi i PD, Ivi Kaso ka reaguar për mediat pas vendimit të Kolegjit Gjyqësor Zgjedhor ku tha se këto vendime nuk e dekurajojnë PD dhe opozitën.
‘’Pati debat të gjatë për domosdoshmërinë e administrimit të provave, përpara dhe përgjatë. Me keqardhje them se është shans i humbur, por nuk dekurajohemi.
Çdolloj shkelje të ligjit e cila e ka influencuar dhe deformuar vullnetin e zgjedhësve. Është bërë e njohur që shqiptarët nuk votuan dot të lirë e të shpreheshin të lirë me votë.
Unë e kam thënë dhe më parë, detyrimin për transparencë e kemi jo vetëm për ata që na besuan. Procesi zgjedhor duhet të çlirohet nga gjithë fenomenet negative. Detyrimi për transparencë vijon të jetë i pandryshuar, përsa kohë të kemi një Gjykatë për t’u ankuar, do i shkojmë deri në fund për të hedhur dritë mbi çdo lloj shkeljeje. ‘’- tha Kaso.
Altin Kaziaj përfaqësues i LSI në Kolegj tha para Kolegjit më herët se : Nga dokumentet shtetërore të nxjerra nga KQZ, del se si disa shtetas kishin ardhur në periudhë ndalimi të pandemisë dhe kishin detyra zgjedhore, ky orientim politik është bërë për të goditur opozitën , që shqiptarët jashtë mos të japin votën e tyre.
Ku urdhër ka dalë në mënyrë abuzive për të goditur opozitën , prandaj kërkojmë shpalljen e pavlefshme të këtyre zgjedhjeve, KAS vendosi politikisht.
Ne i kemi vënë provat në dispozicion, duam ta pranoni kërkesë padinë.
Kujtojmë se Kolegji filloi punën e tij një ditë më parë, ku vendosi të rrëzojë kërkesën e PD dhe LSI për qarkun e Gjirokastrës.
Pas Gjirokastrës, në Kolegjin Zgjedhor mbeten për tu shqyrtuar edhe 8 qarqe të tjera që u rrëzuan nga KAS.
KAS ditën e djeshme përfundoi maratonën rreth një mujore të animimeve të partive politike për zgjedhjet e 25 prillit.
PD kërkoi që KAS të shpallë pavlefshmëri të zgjedhjeve në 9 qarqe të vendit, në Shkodër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Vlorë, Fier, Berat, Gjirokastër dhe Korçë, por pretendimet për manipulime votash u rrëzuan dhe vendimi i takon Kolegjit Zgjedhor për të shpallur verdiktin përfundimtar.
Fraksion.com