“Jemi në presion nga BE dhe SHBA për njohjen e Kosovës”; Vuçiç: Duan të na vënë me shpatulla mbas murit që…
Presidenti serb, Aleksander Vuçiç tha se është rritur presioni nga Bashkimi Evropian dhe SHBA për të gjetur një zgjidhje lidhur me Kosovë.
Në një intervistë për mediat vendase, presidenti serb tha se BE dhe SHBA duan që Serbia të njoh Kosovën, duke shtuar se nuk ka arsye për panik pavarësisht faktit që presioni është rritur.
Ata duan të na vënë me shpatulla mbas murit, për të ndaluar zhvillimin ekonomik në vendin tonë”, tha Vuçiç, duke shtuar se një zyrtar kinezë i ka treguar se Kosova është pjese e një plani për të shkatërruar Serbinë.
Sipas Vuçiç, presioni po rritet gjithashtu mbi Spanjën, një nga vendet anëtare të BE që nuk e njeh Kosovën.
Ai shprehu shpresën se Greqia nuk do të ndjekë hapat e Izraelit për Kosovën.
Vuçiç tha se ai i kishte ofruar Prishtinës një kompromis “një mijë herë” por që “skifterët e Shqipërisë së Madhe gëzojnë simpati të madhe në Perëndim, Gjermani më shumë se SH.B.A.”
“Ndryshimi i vetëm tani është se ata duan jo vetëm Kosovën e pavarur, por një alnog të Shqipërisë së Madhe me luginën e Preshevës (në Serbinë e Jugut),” tha ai.
Fraksion.com