Hajdari: Politika ka bllokuar hetimet e prokurorisë. Në objektivin e SPAK-ut edhe Berisha, Meta e Rama
Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Apelit të Tiranës dhe kryetari i shoqatës së prokurorëve shqiptarë, Shkëlqim Hajdari thotë se ka qenë politika që për shumë vite ka bllokuar hetimet e Prokurorisë.I ftuar në emisionin “Top Talk”, në Top Channel, Hajdari u shpreh se në objektivin e SPAK janë edhe Berisha, Rama e Meta, ndërsa shtoi se sistemi i drejtësisë që kemi ndërtuar do japë rezultate të shkëlqyera.
Hajdari: Kur prokurori ka prova nuk pyet se kë ka emër para. Kur ka prova nuk pyet se kush është emri që ka nën akuzë me kusht që atij të mos i cenohet jeta, vendi i punës dhe të ishte pjesë e karrierës së tij suksesi që arrinte. Sot këto tre gjëra prokurorët e posaçëm dhe gjyqtarët kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit i kanë të garantuara.
Për zyrtarë qeveritarë janë në hetim, si është një dosje nuk është një tjetër. Një merr më shumë kohë, një ka më pakë prova.
Shenjat e SPAK janë pozitive, mbështetja ndërkombëtare do të jetë absolute. Nëse një njeri ka të siguruar jetën, karrierën dhe të mirat materiale do punojnë. SPAK do hetojë pa dallim duke parë zyrtarë majtas apo djathtas. Politika deri tani tregoi demokracia ka një gjë që të keqen nuk e riciklon kurrë.
Sistemi që kemi ndërtuar do japë rezultate të shkëlqyera. Rrjetat janë tërheq për peshqit e mëdhenj dhe kur të tërhiqet do të dalin edhe të mëdhenj edhe të vegjël. Marinarët kanë kaluar të gjithë teste për të qenë marinarë të zotë.