AktualitetTë fundit

Denoncimi i PD: Bie tavani i Pediatrisë së Tiranës, plagoset një fëmijë

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa, denoncon në faqen e saj të “Facebook” se ka rënë tavani në një dhomë të Pediatrisë së Tiranës, duke plagosur një fëmijë.

Zhupa publikon foto, ku shihet suvaja e rënë, ndërsa thekson se duhet hetim dhe vënia para drejtësisë e përgjegjësve.

Ndërkohë ende nuk ka një reagim nga ministria e Shëndetësisë për këtë incident.

Postimi

1 qershori ne Pediatrine Tirane!
Kushtet e spitaleve skandaloze te shendetesise rrezikuan edhe jeten e femijeve.
Tani ne spitalin e pediatrise sapo u plagos nje femije nga renia e tavanit.
Duhet hetim dhe venia para drejtesise te atyre qe rrezikojne jeten e femijeve pikerisht ne vend ku duhet te shpetojne jeten dhe shendetin.

 

Fraksion.com