Bloomberg: Vaksina kineze Sinovac vë nën kontroll të plotë Covid-19
Një studim në një qytet brazilian, banorët e të cilit janë vaksinuar me vaksinën kineze të Sinovac Biotech Ltd. tregoi se kjo vaksinë mund të kontrollojë shpërthimet e Covid-19 në mënyrë më efektive nga sa pritej nga testimi klinik, duke i dhënë një tjetër nxitje këtij procesi, ku mbështeten dhjetëra vende në zhvillim, sipas indiaexpress.com që i referohet agjencisë Bloomberg.
”Ndërsa qytetet fqinje po goditeshin rëndë nga pandemia, Serrana, një qytet me 45 000 banorë, ku u krye studimi pa se vdekjet ranë me 95% në pesë javë menjëherë pas përfundimit të vaksinimit masiv”, shkruan gazeta.
”Rastet simptomatike ranë me 80% dhe shtrimet në spital u ulën me 86%”, thekson ajo.
”Asnjë efekt i rëndë anësor nga vaksina nuk u raportua dhe nuk kishte vdekje të lidhura me Covid midis pjesëmarrësve, edhe 14 ditë pas aplikimit të dozës së dytë”, thotë Ricardo Palacios, drejtori i kërkimit në institutin ”Butantan”.
“Tani mund të themi se është e mundur të kontrollohet pandemia me vaksina”, thekson Ricardo Palacios, drejtor kërkimi në ”Butantan”, duke shtuar se numrat Covid-19 gjithashtu ranë edhe te fëmijët.
”Studimi për Serranan mund të ofrojë të dhëna për kombet e tjera në zhvillim se sa nga publiku ka nevojë të vaksinohet në mënyrë që të fillojë të kalojë pandeminë që vazhdon të shkaktojë dëme në Amerikën Latine dhe më gjerë”, shton gazeta.
Fraksion.com