U dogj pasi shpërtheu depozita e naftës, humb jetën pas 27 ditësh Viktor Ballaj
Humb jetën pas 27 ditësh Viktor Ballaj, 51 vjeçari punëtor i kompanisë private të naftës në Ballsh.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e 3 marsit 2021 në vendin e quajtur Qafa e Kashit ku operon një firme private nafte.
Një tubacion mori flakë dhe pas shpërthimit të një pompe centrifugale në sektorin e dekantimit të kompanisë së naftës u dëmtua me djegie operatori i prodhimit Viktor Ballaj 51 vjeç, por që sot fatkeqësisht u nda nga jeta.
Pas incidentit u arrestua shefi teknik Erion Alushaj i cili pas 3 ditësh ,datën 7 mars u njoh nga gjykata Fier me masën ” Detyrim paraqitje “.
40 vjeçari Erion Alushaj u akuzua për veprën penale shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë pasi nuk kishte marrë masa për sigurinë teknike .
Banorët e zonës u shprehën më herët se dëgjuan zhurma dhe ndjehen të kërcënuar që jetojnë aq pranë puseve të naftës pa asnjë masë mbrojtëse për jetën.
Fraksion.com