“Kontroll me dron”; Policia Rrugore vendos 93 masa administrative
Policia Rrugore ka vendosur 93 masa administrative përgjatë një ore kontrolli në akset rrugore me dron.
Policia njofton se “Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, monitoron fluksin me dron, për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që kryejnë parakalime të gabuara, të cilat janë shkak për aksidente rrugore”.
“Në këto momente, njësia operacionale e Policisë Rrugore, operon në aksin Rrogozhinë-Elbasan, ku për rreth një orë janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 93 drejtues mjetesh që kryenin parakalime të gabuara”,- theksoi Policia Rrugore.
Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ruajnë largësinë e sigurisë ndërmjet mjeteve për shkak të trafikut të rënduar, gjithashtu KUJDES, me parakalimet e gabuara, kufizoni shpejtësinë e lëvizjes sipas sinjalizimit rrugor, mos drejtoni mjetet pas përdorimit të pijeve alkoolike, pasi shërbimet e policisë rrugore janë duke monitoruar sjelljen tuaj në rrugë.
Fraksion.com