Life StyleTë fundit

Horoskopi javor, 31 maj- 6 qershor 2021

Ky është horoskopi javor, nga data 31 maj- 6 qershor 2021. Parashikim i yjeve për punën shëndein dhe dashurinë  për secilën shenjë

Dashi

Këto ditë jeni përballur me disa situata të cilat as që keni dashur të merreni madje sa mundët i keni shmangur duke dhënë përgjigje evazion e gjysmë të qarta. Duke mbetur sidomos te sfera e punës, ndryshime dhe tensione janë në ardhje e sipër. Ju doni të bëni gjëra, po dilema është sa do të pranohen ato. Sa do të kuptohen risitë që doni. Aq më shumë që ca njerëz rreth e qark ndjehen të bezdisur kur ju ngrini krye. Por ju tani jeni si të thuash, në një fazë rimëkëmbjeje. Duket se po ndjeheni më mirë dhe nuk kërkoni mosmarrëveshje ose të ngeceni me të tjerët.

Demi

Jetojeni javën paqësisht duke u përpjekur të shmangni konfliktet. Kujdes në marrëdhëniet me të tjerët, sidomos me njerëz që mund t’ju shkaktojnë shqetësime këto ditë, citon noa.al horoskopin javor të hartuar nga astrologu i famshëm italian, Paolo Fox. Besoj e keni vënë re këto kohë, jeni bëtë më i/e prekshme, ndjeheni më të lodhur. Megjithatë, një dëshirë nuk ju ka ikur ende: Të bëni ndryshime të thella në jetën tuaj. Gjasat këtë javë janë.

Binjakët

Keni shumë projekte në kokën tuaj dhe nëse keni pranuar një ftesë për të dalë, shfrytëzojeni në maksimum. Kushtojini vëmendje çështjeve që lidhen me aktivitetin fizik, sepse brenda dy javësh, disa prej jush do të duhet të ndalojnë së u marri me palestër, pasi një projekt vere është në prag dhe do të duhet të kujdeseni më shumë për formën tuaj fizike. Për të mbetur te takimet, yjet janë me ju dhe mund të dilni mirë dhe në takime pune në sajë të Mërkurit dhe Diellit të favorshëm.

Gaforrja

Këtë javë do të vlerësoni situatën sidomos në dashuri, për shkak se në disa prej jush, lidhja ka probleme e mosdakordësi. Pale ca të tjerë mes jush të Gaforres që ndjejnë dëshirë për një person tjetër edhe pse dashurojnë apo janë me një tjetër. Kjo ka bërë që të tërhiqen nga një dëshirë pragverore e përzier mes tradhtisë dhe ruajtjes së marrëdhënies aktuale. Të tjerë, nga ana tjetër, po përjetojnë një histori dashurie jo të besueshme dhe kanë dyshime për të. Dashuria juaj nuk mund të diskutohet, ajo është dashuri por e nevojshme është të kuptoni se për kë është ajo.

Luani

Yjet janë pozicionuar në favorin tuaj. Nuk ka probleme që lidhen me armiqësi dhe ndryshime që hapin telashe. Shumë prej jush kanë një dëshirë të madhe të përfshihen në gjëra që eksplorojnë të ardhmen, por këtë duan ta bëjnë me qetësi dhe dashuri. Kjo periudhë është ogur mundësish, por kujdes duhet bërë me paratë. Është për të ardhur keq që Marsi krijon për ju disa vështirësi financiare: që nga fundi i Prillit në fakt shumë prej tyre fitojnë përherë e më pak. Ata që duan të merren me një projekt, ta dinë se kjo është koha e duhur.

Virgjëresha

Urani po kalon nëpër shenjën tuaj dhe ju ndihmon t’ia dilni në projekte të caktuara. Deri në verën që është në prag, disa nga ju do të jenë në gjendje të rikonfirmojnë një histori të mirë dashurie e disa të tjerë do të përfshihen nga një lidhje emocionuese që nuk dihet sa mund të zgjasë. Kjo është një periudhë e shkëlqyer për ata që duan të udhëtojnë. Disa prej jush kanë në plan të lëvizin këtë verë, madje shumë prej jush do të marrin transferim duke përjetuar ndryshime të një vere të nxehtë.

Peshorja

Do të gjeni energji pozitive pas të premtes 4 dhe të shtunës 5 qershor 2021. Mundohuni të lini mënjanë rrugën e polemikave për të ndërtuar diçka më të mirë dhe që ia vlen, qoftë kjo në lidhje, qoftë në sferën e punës dhe shoqërisë. Në këtë periudhë ju po përpiqeni të keni një rol sa më protagonist, por vështirësitë janë aty. Ju ndalni, krijohet një pauzë, por sërish gjeni dritë në fund të tunelit. Gjërat po ndryshojnë për mirë edhe për të rinjtë që janë ende në universitete. Horizonte të reja po shfaqen para jush. Rruga është shtruar.

Akrepi

Rekomandohet t’i jepni hapësirë ​​dëshirës për ndryshim sepse jeni plot dëshirë për ta bërë këtë. Duket qartë që ca prej jush janë lodhur duke bërë të njëjta gjëra ndaj po e ndillni ndryshimin që të vijë. Megjithatë bëni kujdes, mos u futni në ujëra të turbullta dhe rrugë që nuk u dihet fundi sepse të panjohurat janë të shumta dhe nuk është koha të rrezikoni kaq shumë. Shkurt muhabeti, çdo projekt dhe ide që keni në mendje duhet të trajtohet me kujdes. Një tjetër gjë që duhet të bëni, është që të zgjidhni ndonjë mosmarrëveshje ekonomike që keni. Çdo projekt dhe ide që keni në mendje duhet të trajtohet me kujdes.

Shigjetari

Të gjithë ata që kanë punuar në qytet dhe ndodhen në zyrë për vite me radhë janë duke rritur nivelin e tyre të rebelimit sepse nuk janë në gjendje të shprehin dëshirën që u buçet për kontakt me botën. Fati, megjithatë, do të favorizojë një ndryshim në punë: për ata njerëz më me fat ose më energjikë, ose për ata me një partner bashkëpunëtor, hapet një periudhë zgjedhjesh që mund të ndikojë në mjedisin në të cilin jetoni. Është koha për të ndryshuar: në fillim mund të duket shumë e vështirë, por nesër mund të jetë vërtet emocionuese!

Bricjapi

Gjithmonë kërkoni bashkëpunim të mirë dhe jeni më të lumtur nëse keni njerëz mbështetës pranë jush, por mos harroni se në fund të fundit ju do të jeni vetëm në çdo zgjedhje që bëni. Mundet që ta ndani me të tjerët zgjedhjen tuaj të re, por çfarë diference bën? Fundja në plan të parë jeni ju dhe vetëm ju dhe jo vetëm përfituesi, por edhe përgjegjësi i vendimeve tuaja. E njëjta gjë vlen edhe për planin familjar dhe marrëdhëniet ndërpersonale, sërish ju jeni përgjegjës për gjithçka. Ndërsa flasim për lidhjet, duket se dashuria është larguar ca nga ju. Ai që keni pranë apo dikush që i keni vënë syrin, është person me angazhime, i mbytur në punë dhe zor se mund ta shihni dhe frekuentonin sa herë do të donit. Pale ca të tjerë nga ju që i kanë dhe larg ata që duan të kenë pranë.

Ujori

Hëna ka hyrë në shenjën tuaj: ju doni të ndryshoni, por kjo do të jetë e mundur vetëm duke u bazuar në moshën tuaj. Nëse jeni i ri, ky ndryshim mund të lidhet me pavarësinë që merrni duke u larguar nga familja. Nëse jeni më të pjekur po përpiqeni të pranonin dhe vini në zbatim një plan bashkëjetese. Tani jeni gjithashtu duke u përpjekur të zgjidhni një problem personal. E diela 6 qershor duke e mirë për takime.

Peshqit

Duhet të përballeni me guxim duke kujtuar faktin se disa prej jush po përjetojnë një situatë të fortë konflikti që ka të bëjë kryesisht me punën. Ju duhet t’u jepni më shumë hapësirë ​​anëtarëve të familjes ndërsa disa prej jush duhet të rizbuloni një intimitet të humbur. Ata që duan të bëjnë plane të mëdha duhet të jenë të kujdesshëm sepse mosmarrëveshjet me dikë janë gjithmonë pranë. Do të keni nevojë për pak dashuri dhe në ditët në vijim Hëna në shenjën tuaj do t’ju ndihmojë në takime që mund të bëni. Ata që kanë mbyllur një histori në dy vitet e fundit tani mund të kenë më shumë se një përvojë për tu përballur me lidhjen e ardhshme. Histori të reja dhe emocione të reja po vijnë.

 

Fraksion.com