Bëri video “Tik Tok” dhe pasarelë në zyrë; Hetim disiplinor për kryetaren e Gjykatës së Elbasanit (Fotot
Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor për kryetaren e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, pasi bënte video në ambientet e zyrës në rrjetin social “Tik Tok”.
Urdhri nga Inspektori i Larte i Drejtësisë, Artur Metani erdhi pasi në media qarkullonin video ku ajo bënte pasarelë dhe video për rrjete sociale në ambientet e gjykatës.
Në një prej videove të saj, dëgjohet në sfond kënga e Don Xhonit “Mafia”, ndërsa ajo filmon veten në ambientet e gjykatës.
Kapedani u emërua kryetare e Gjykatës së Elbasanit në 30 shtator të vitit 2020, pas dorëheqjes së gjyqtarit Zihni Shahu.
Elbasani prej kohësh është kthyer në folenë e grupeve kriminale, ndërsa ekzekutimet vijojnë të ndodhin duke mos u dhënë zgjidhje nga institucionet e drejtësisë.
Edhe pse persona me precedentë kriminale vijojnë të lëvizin të lirë në qytet edhe me armë në brez, por sërish Kapedani nuk ka kryer detyrën e saj.
Pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit ndodhi vrasja e Pjerin Xhuvanit, që tronditi gjithë opinionin publik nga një përplasje me armë në mes të ditës.
Më 11 maj ndodhi ekzekutimi i Everest Çakës, i cili u vra me armë me silenciator në makinë në sy të bashkëshortes së tij në lagjen “Skënderbej” në Elbasan.
Njoftimi i i ILD
Te nderuar kolege!
Zyra e Inspektorit te Larte të Drejtesise u njoh me materialet filmike te shperndara ne media mbi magjistraten E.K, kryetare e Gjykates Elbasan. Inspektori i Larte i Drejtesise Artur Metani ka urdheruar nisjen e hetimit disiplinor ndaj magjistrates per rastin. Ju faleminderit!
Fraksion.com