Vuçiç në takim me ambasadorin rus: Do të luftojmë për kompromis me Kosovën, bashkëpunimi në Ballkanin Perëndimor i rëndësishëm
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Rusisë në Beograd, Aleksander Boqan-Kharqenko lidhur me sasitë e dërguara të vaksinës Sputnik V.
Sipas mediave vendase, ata diskutuan edhe lidhur me çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ku Vuçiç u shpreh se Serbinë e presin ditë të vështira, por megjithatë ai do të investojë shumë energji në Bruksel për të mbrojtur interesat shtetërore dhe kombëtare të vendit, duke luftuar për kompromis.
Ambasadori Bocan-Kharchenko konfirmoi mbështetjen aktive të Rusisë për mbrojtjen e normave të së drejtës ndërkombëtare dhe, kështu, integritetin territorial të Serbisë.
Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se politika e paqes dhe bashkëpunimit është e një rëndësie të madhe për zhvillimin e mëtejshëm të Ballkanit Perëndimor.
Dialogu mes dy vendeve aktualisht është i pezulluar. Pavarësishst përpjekjeve të ndërkombëtarëve për rivazhidmin e tij, asnjë shenjë nuk është dhënë nga dy palët.
Dy ditë më parë Kosova u tërhoq nga reciprociteti me Serbinë.
Pavarësisht se i gjithë aktiviteti politik i Lëvizjes Vetëvendosje që prej themelimit ka qenë i bazuar në nevojën për masa reciproke mes Kosovës dhe Serbisë por paradoksalisht LVV aktualisht në pushtet, ka njoftuar 2 ditë më parë se nuk e sheh si zgjidhje reciprocitetin me Serbinë.
Fraksion.com