SPAK, 117 kërkesa për sekuestro të 657 pasurive, 62 për konfiskim
Prokuroria Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka dorëzuar 117 kërkesa për sekuestro të 657 pasurive të luajtshme të paluajtshme dhe biznese, 62 kërkesa për konfiskim dhe janë dhënë 27 vendime, vetëm 2 nuk janë pranuar.
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja raportoi sot para Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për vitin 2020.
Kraja nënvizon se ky vit ka qenë një sfidë për të gjithë për shkak të pandemisë, Kraja theksoi se SPAK, në këtë kohë të shkurtër që ka operuar ka kryer me sukses një sërë operacionesh si dhe ka lidhur marrëdhënie bashkëpunimi me shumë institucione të huaja, në dobi, të përmirësimit të drejtësisë në vend.
“Ka qenë një sfidë pandemia për të gjithë. Problemi parë që ndeshëm është që nuk ishte planifikuar një zyrë për këtë fakt. Një veprimtari tjetër që kemi ushtruar, kemi vendosur si prioritet ngritjen e një laboratori kriminalizim për ekspertizën digjitale. Në këtë sens kemi punuar në tre drejtime, e para në drejtim të krimit, përzgjedhjes së stafit dhe gjetjes së stafit për të bërë blerje të nevojshme”,- tha Kraja.
“Stafi, kemi hapur garën dhe kemi marrë dy nga ekspertët më të mirë në këtë fushë, me eksperiencë disavjeçare në Polici dhe jemi në fazën e fundit të marrjes së programeve. Një drejtim tjetër që duhet të them në raport me punën që kemi bërë ka qenë bashkëpunimi, ngritja e një bashkëpunimi me struktura të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Në cilësinë e drejtuesit, por edhe Prokurorët kemi një raport të shkëlqyer me policinë e Shtetit. Kemi bashkëpunuar ngushtë me Ministrinë e Brendshme, me Shërbimet e Inteligjencës, me strukturat administrative të brendshme. Një aspekt tjetër i punës është bashkëpunimi ndërkombëtar. Kam pasur kontakt me anti-mafian italiane dhe kemi marrëdhënie shumë pozitive për hetimet e përbashkëta dhe bashkëpunimeve të tjera. Kemi raporte shumë korrekte me “Eurojust””,- vuri në dukej Kraja.
“Kemi bërë marrëveshje me Kroacinë, me idenë që është një strukturë e ngjashme dhe kemi çfarë të shkëmbejmë me njëri tjetrin. Kemi bërë bashkëpunim me Prokurorinë Federale Belge. Një moment tjetër që lidhet me bashkëpunimet ndërkombëtare. Që nga momenti që jemi formuar, kemi pasur eksperiencën të mirë me disa organizata ndërkombëtare. Bashkëpunimi ka qenë i frytshëm, kishim nevojë për këshilla, por edhe ndihma financiare, e përkthyer në pajisje dhe mjete. Kemi marrë 20 milionë lekë të reja pajisje. Kështu që e vlerësojmë shumë këtë dhe ju falenderoj që jam prezent këtu dhe do të nisim të funksionojmë”, tha ai.
Kraja tha se SPAK ka dorëzuar 117 kërkesa për sekuestro të 657 pasurive të luajtshme të paluajtshme dhe biznese, 62 kërkesa për konfiskim dhe janë dhënë 27 vendime, vetëm 2 nuk janë pranuar.
“Prokuroria e Posaçme ka qenë e përfshirë në disa operacione të tjera, ku përfshihen sekuestrimet e pronave, hetimet për pastrimet e parave. Kemi arritur të çojmë 7 persona në gjyq vitin e kaluar dhe kemi dërguar edhe një rast, të suksesshëm ku persona të tjerë dënohen për pastrim parash. Kemi marrë dhe vendim konfiskimi ditët e fundit. Kemi dhe kontribute konkrete. Kemi kontribuar për hapjen e negociatave, me një rast, me kryenegociatorit kam marrë pjesë në një delegacion në Gjermani për sfidat që kemi. SPAK ka dorëzuar 117 kërkesa për sekuestro të 657 pasurive të luajtshme të paluajtshme dhe biznese. 62 kërkesa për konfiskim janë dhënë 27 vendime, vetëm 2 nuk u pranuan”, tha Kraja.
Fraksion.com