AktualitetPolitikëTë fundit

Shkeljet e rënda kushtetuese nga Meta/ Hyseni: Bëri fushatë kundër partisë në pushtet, roli i tij nuk perceptohet në popull si unifikues

Komision Hetimor për hetimin e shkeljeve të rënda kushtetuese nga Presidenti Ilir Meta u mblodh sot për miratimi i raportit përfundimtar të hetimeve.

Kryetari i Komisionit, Alket Hyseni tha draft-raporti përfundimtar i Komisionit Hetimor për hetimin e shkeljeve të rënda kushtetuese nga Presidenti Ilir Meta është i ndarë në përmbledhje ekzekutive të raportit, renditja e fakteve, hapat ligjor, hapat proceduriale, aktet e administruara në procesin hetimor dhe vlerësimit i komisionit dhe rezultate e hetimit.

Hyseni parashtroi 11 pika mbi objektin e hetimit të Presidentit.

“Hetimi dhe verifikimin nëse aktet e kryera dhe deklarata e dhëna nga Presidenti i Republikës përpara dhe pas fushatës zgjedhore si dhe ditën e heshtjes zgjedhore përbëjnë shkelje të rëndë të kushtetutës. Verifikimi i pasojave të këtyre akteve në raport me parimin e unitetit të popullit, prishjen e ekuilibrit politik, qetësisë publike,nxitjen e urrejtjes dhe dhunës, vënien në rrezik të jetës së njerëzve, ndërhyrja dhe intimidimi i institucioneve publike, dëmtimin e imazhit dhe reputacionit të vendit dhe marrëdhënien me partnerët strategjik të Shqipërisë. Hetimi i shkeljeve të nenit 86 pika 1. Presidenti si kreu i shteti dhe përfaqësues i uniteti të popullit. Neni 88 pika 3 betimi. Neni 89 i Kushtetutës papajtueshmëria me ushtrimin e funksioneve. Hetimi i shkeljeve të nenit 88 pika 3 në mënyrë të veçantë.  Hetimi i shkeljeve të procesit zgjedhor. Hetimi që lidhet me marrëdhëniet me jashtë. Hetimi i shkeljeve që lidhen me pavarësinë e organeve publike. Hetimi që lidhen me rendin dhe sigurinë publike. Hetimi shkeljeve të nenit 94 të kushtetutës, ndalimi i ushtrimit të kompetencave që nuk janë parashikuar në Kushtetutë dhe ligj. Vlerësimi i komisionit mbi natyrën e shkeljeve. Verifikimi i akteve dhe sjelljeve dhe  qëndrimeve të caktuara të Presidentit në lidhje me rolin dhe pozitën e tij kushtetuese”, tha Hyseni.

Hyseni tha se “Presidenti bëri fushatë hapur kundër partisë në pushtet, roli i tij nuk perceptohet në popull si unifikues. Sjellja e presidenti duhet të jetë në unitet dhe ekuilibrues në jetën politikë të vendit dhe kjo jo vetëm në respektimin e Kushtetutës, por dhe të perceptohet nga populli si i tillë”.

“Presidenti nuk duhet të bëjë pjesë në asnjë parti politike, presidenti duhet të jetë uniteti por edhe duhet të shihet dhe perceptohet nga i gjithë populli si neutral.  Sjellja e Presidentit duhet të përcaktohet si rol ekuilibrues në jetën politikë të vendit dhe nuk përfshihet në lojën e përditshme politike. Kryetari i shtetit nuk duhet të mbështesë forca të caktuar apo t’i kundërvihet forcave të ndryshme politike. Presidenti bëri një fushatë kundër partisë në pushtet me të gjithë fuqinë institucionale të tij. Edhe ODIHR shkruan se Meta mban një marrëdhënie kritike dhe të ashpër ndaj qeverisë duke ndikuar drejtpërdrejtë në zgjedhje me tonet e tij konfrontuese edhe të nxehta. Në kapacitetin e tij ai bëri fushatë kundër partisë në pushtet”, tha Hyseni.

Ai tha se “me deklarata e tij, Presidenti ishte në favor të dy partive dhe konkretisht, PD dhe LSI-së, ndërkohë që nga ana tjetër deklaratë e tij ishin kundër PS-së, të dyja veprimet referuar dhe jurispondencës kushtetuese të huaj përmbajnë shkelje të neutralitetit të zgjedhjeve pasi në të dyja raste synohet goditja e një force politike në favor të forcave të tjera duke treguar qartazi njëanshmëri politike në zgjedhjet Parlamentare. Presidenti kishte kërkuar publikisht ndryshimin e qeverisjes me referendumin e tij popullor, ky ishte rezultati i vetëm i pranueshëm për të çdo rezultat tjetër nënkuptonte se vota ishin vjedhur, prandaj, PS dhe qeveria e saj duhet të përballeshin me sfurqe, kosoret, lopata, sopata. Fakti që presidenti Meta nuk kishte asnjë interes te mbrojtja e votës, e vërtetoj qartë nga mungesa totale e tij ndaj rastit të kapjes në flagrancë të eksponentëve të LSI-së në Dibër, Pukë dhe Tiranë në shkelje të dispozita të Kodit dhe në shkelje të dispozitave penale. Për Presidentin fakti se institucionet e shtetit po vepronin në lidhje me fakte të kallëzuara si krime zgjedhore nuk kishte asnjë rëndësi. Presidenti shfaqi mungesë totale për të ftuar palët të ndiqnin me vendosmëri rrugën ligjore për ngritjen e pretendimeve të tyre”.

“Rezulton se Presidenti në të gjithë daljet e tij publike, që u morën në shqyrtim nga Komisioni Hetimor, ka kryer aktivitet politik duke e ftuar popullin për të treguar maturi dhe respekt kundër regjimit në fuqi. Përdorimi i termave banda në pushtet, banda të Rilindjes, etiketimi i Këshillit të Ministrave si etiketues të Ndragetës, përdorimi i votimi me datë 25 prill si ditë referendumi, janë thirrje  të hapura kundër mazhorancës qeverisëse, të ngjashme me ato që përdoren nga lider të partive opozitare. Intimidimi i figurave të larta shtetërore si Kryeministri, deputet, drejtues politik të mazhorancës në qarqe të caktuara tregojnë anësi të qartë politike”, tha Hyseni.

Sa më sipër, tha Hyseni rezulton se Presidenti ka kryer veprimtari të njëanshme partiake, antimzhorancë që bie ndesh me nenin 89 të Kushtetutës, ku parashikohet se Presidenti nuk mund të mbajë detyre tjetër publike, nuk mund të jetë anëtar partia. Presidenti nuk duhet të përfshihet në fushatë zgjedhore të një po disa forcave politike, në këtë rast Presidenti del jashtë funksionit të tij kushtetues. Këto deklarata të tij në çmim të komisionit hetimor, Presidenti dështoi të jetë kreu i shtetit dhe kreu shkelje. Me këto qëndrime, Presidenti humbi dhe qëndrimin e tij të qenit faktor ekuilibri në jetën politike të vendit”.

Ai shtoi se “Presidenti ka shkelur edhe nenin 88 paragrafi 3 që parashikon detyrimin e tij në formulën e betimit, ku shprehimisht thuhet se “Presidenti fillon detyrën pasi bën betimin para Kuvendit me një formulë të përcaktuar, ku shprehet se betohem se do t’i bindem Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, do të respektoj liritë e shtetasve, do të mbroj pavarësinë e Republikës së Shqipërisë dhe do t’i shërbej interesit të përgjithshëm, përparimit të popullit shqiptarë”. Për sa kohë në formulën e betimit, Presidenti merr betimin se do të respektojë Kushtetutën, që në nenin 86 paragrafi i parë përcakton rolin si përfaqësues i unitetit të popullit. Komisioni Hetimor konstaton shkelje nga ana e Presidentit, rrjedhimisht në nenin 88 paragrafi 3 i Kushtetutës, ku betimi rezulton të jetë shkelur nga Presidenti. Shkelja e betimi është një shkelje e rëndë kushtetuese”.

“Presidenti kompetenca e tij i ushtron në disa forma, nëpërmjet dekreteve, kërkesave, zhvillimit të ceremonialit, nëpërmjet paraqitjes së akteve procedurale gjyqësore, nëpërmjet veprimeve konkrete si organizimi i shorti për anëtarë e këshillit në drejtësi, dërgimi i mesazheve Kuvendit, nënshkrimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, nëpërmjet ushtrimit të autoriteti në Forcat e Armatosura, nëpërmjet lirisë së shprehjes dhe kritikes, por duke ruajtur korrektësi ndaj zyrtarëve dhe institucioneve Kushtetuese dhe ligjore. Kur ushton kompetencën e shprehjes dhe kritikes Presidenti duhet të jetë i vetëpërmbajtur, mos jetë konfliktual me institucionet e tjera kushtetuese dhe ligjore, për më tepër gjuha e Presidenti si një faktor ekuilibri në jetën politike të vendit dhe përfaqësues i unitetit, duhet të jetë korrekte, jo diskriminuese, të mos nxisë urrejtje, jo përçarje dhe aq më tepër të mos nxis dhunë, çdo sjellje e kundërt do të rezultonte në shkelje të nenit 86 paragrafi 1, neni 88 paragrafi 3 i Kushtetutës. Statusi kushtetues i Presidenti dhe roli i tij,  e detyron atë të zgjedh format korrekt të shprehjes së mesazhit, por edhe të kritikës”.

“Si deklarimet që presidenti ka bërë apo qëndrimet e tij gjatë proces zgjedhor, apo shkresat dërguar Gjykatës Kushtetuese apo KQZ jo vetëm nuk rezultojnë të jenë në përputhje me kompetencat e tij, por janë në tejkalim të kufirit që i lejon Kushtetuta”, deklaroi Hyseni.

vijon…

 

Fraksion.com