AktualitetLife StyleTë fundit

Çifti i famshëm i këngëtarëve ble makinën më të shtrenjtë në botë, ja sa kushton

Kompania britanike e makinave Rolls Royce, ka prezantuar një ditë më parë makinën më të shtrenjtë në botë, një model Boat Tail.

Makina luksoze dhe unike, ishte një porosi për një çift të famshëm. Menjëherë pas këtij fakti, mediat nisën të aludonin.

Fillimisht ata menduan se porositësi ishte një reper i njohur amerikan, i cili e donte makinën për të shëtitur në rivierën franceze.

Por “The Telegraph” shkon më tej, e zbulon se me shumë gjasa, makina është blerë nga Jay Z dhe Beyonce. Makina që ka një vlerë 20 milionë paund, është tuhasje sa dyfishi i makinës që mbante fronin e më të shtrenjtës, Bugatti La VFoiture.

Jay Z dhe Beyonce pëlqejnë së tepërmi të kalojnë pushimet e tyre në jug të Francës, në Cote d’Azur dhe gjithçka tek ajo makinë lë të kuptohet se është realizuar për të plotësuar shijet e çiftit milioner.

Pa e zbuluar emrin e pronarit të makinës, Alex Innes, kreu i departamentit të dizajnit te Rolls Royce, tha për “The Telegraph”: “I kam shijuar takimet e shumta e pronarin dhe bashkëshorten e tij në shtëpinë e tyre.

 

 

Atyre u pëlqen të shërbejnë meze, kështu që punuam që pjesa e pasme e makinës t’i kishte të gjitha në vendin e duhur. I vendosëm pjatat dhe gotat e kristalta dhe e testuam makinën me shpejtësi 250 km/h, për t’u siguruar që asgjë nuk do të thyhej”.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

 

Fraksion.com