“Blushi mban Metën në detyrë”: Zero shqetësim për çdo vendim. Presidenti deri në korrik 2022
Ndërsa komisioni hetimor është mbledhur për të miratuar raportin përfundimtar për shkarkim e Presidentit Ilir Meta, Presidenca reagon përmes zëdhënësit Tedi Blushi, përmes një postimi në facebook.
“Asnjë koment dhe zero shqetësim për çdo vendim nul apo veprimtari antikushtetuese dhe antiligjore të Kuvendit njëpartiak, që tenton me dëshpërim të shmangë vëmendjen nga debati publik për krimet e faktuara zgjedhore të 25 prillit, autorët dhe frymëzuesit, tutorët dhe bashkëpunëtorët e tyre, të angazhuar në këtë farsë kundër të vetmit institucion, që respekton dhe mbron Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe sovranitetin e saj.
Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e Tij deri më 24 korrik 2022, me të njëjtën përgjegjësi të lartë, vetëm në respekt dhe mbrojtje të Kushtetutës dhe interesit kombëtar.” shkruan Blushi.
Fraksion.com