Spitali Rajonal Memorial i Fierit hap dyert sot; Rama prezanton stafin: Me disa nga pjesëtarët e skuadrës shqiptaro-turke
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me publikimin e një video ku paraqiten pamje nga Spitali Rajonal Memorial i Fierit, i cili pritet që të hapë sot dyert në shërbim të qytetarëve.
Në videon e publikuar nga kryeministri përmes rrjetit të tij social Facebook, kanë folur edhe disa mjekë pjesë e skuadrës shqiptaro-turke, të spitalit.
“Është një spital shumë i bukur, kam një respekt për të gjithë dhe një dashuri për popullin shqiptar.”, shprehet një prej mjekëve nga Turqia
“Jam shumë i lumtur të jem këtu në Shqipëri dhe mezi pres të punoj me kolegët e mi shqiptarë.”, shprehet një tjetër mjek i Turqisë.
“Ky është një spital që i plotëson të gjithë kushtet bashkëkohore krahasuar me gjithë spitalet e Ballkanit dhe të Evropës dhe jam shumë i lumtur që do ndaj këtë eksperiencë timen por edhe do marrë eksperiencë nga mjekët e stafit turk.”, shprehet një shqiptar.
Spitali Rajonal Memorial i Fierit, i cili do hapet sot, do të ofrojë shërbime të nivelit terciar, për të gjithë Rajonin e Jugut, me një kapacitet 150 shtretër. Spitali Memorial Rajonal Fier do të ofrojë shërbimin e urgjencës, kirurgjisë, neurokirurgjisë, kirurgjisë kardio-vaskulare, mjekësisë interne, kardiologjisë, neurologjisë, sëmundjeve infektive, pneumologjisë, shërbimin e ortopedisë dhe traumatologjisë, etj.
Fraksion.com