“Nuk ka zgjedhje në Tiranë”; KAS rrëzon kërkesën e PD për shpalljen e tyre të pavlefshme
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve rrëzoi sot kërkesën e Partisë Demokratike, që kishte kërkuar shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun e Tiranës.
Vendimi u mor me shumicë votash nga anëtarët e KAS, 3 pro dhe 2 kundër, duke lënë në fuqi ndarjen e mandateve në qarkun e Tiranës.
Pavlefshmëri të zgjedhjeve në qarkun e Tiranës kishte kërkuar edhe kandidati i pavarur Boiken Abazi. Kërkesa e tij gjithashtu u rrëzua nga anëtarët e KAS.
Fraksion.com