Maas: Duhet të rrisim presionin kundër Bjellorusisë
Ne duhet të rrisim presionin kundër Bjellorusisë dhe si sinjal i parë, më shumë se 400 të burgosur politikë duhet të lirohen, deklaroi ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas, në kuadër të takimit të ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së në Lisbonë.
“Ne po punojmë të gjithë që sanksione europiane kundër Bjellorusisë të vihen sa më shpejt në zbatim”, shtoi Maas.
“Eksporti i hidroksidit të potasiumit dhe tranziti i gazit rus, dy burime kryesore të ardhurash për Bjellorusinë, janë dy pistat për sanksionet ekonomike të studiuara nga BE”, deklaroi kreu i diplomacisë europiane, Josep Borrell.
“Presidentët dhe kryeministrat na kërkuar sot të propozonin sanksione sektoriale (…) Ka disa që të vijnë menjëherë në mendje të tilla si eksportet e potasiumit dhe tranziti i gazit të blerë nga Rusia”, theksoi ai në prag të një takimi jozyrtar të ministrave të Punëve të Jashtme në Lisbonë.
Fraksion.com