AktualitetPolitikëTë fundit

Kuvendi shqyrton sot 3 projektligje dhe prezantohen 3 raporte vjetore

Kuvendi mblidhet sot në seancës plenare për të shqyrtuar 3 projektligje ndërsa do të prezantohen 3 raporte vjetore, të Bankës së Shqipërisë, Institutit të Statistikave dhe Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Sipas axhendës, në seancën e sotme, në rendin e ditës është raporti i veprimtarisë vjetore të Bankës së Shqipërisë për vitin 2020 , Raporti i veprimtarisë vjetore të Institutit të Statistikave për vitin 2020 si dhe raporti i veprimtarisë vjetore të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare.

Gjithashtu në rendin e ditës është edhe akti normativ me fuqinë e ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” të ndryshuar”.

Po ashtu, në seancën e sotme do të shqyrtohet edhe Projektligj “Për një ndryshim në ligjin  “Për liçencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë si dhe Projektvendim “Për propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të kandidatëve për anëtarë të Komisionit të Prokurimit Publik” .

 

Fraksion.com