AktualitetPolitikëTë fundit

Gazetari zbulon shkakun e fortë të përplasjes Meta-Berisha me SHBA-në

Në ‘arenën’ politike, dallohet tensioni i krijuar mes ish-kryeministrit, Sali Berisha dhe presidentit, Ilir Meta, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kujtojmë se Berisha u shpall ‘non grata’ nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ndërsa Meta, me deklaratat e tij ka hedhur akuza të forta ndaj SHBA-së.

Kryeredaktor i Gazetës Liberale, Arion Sulo thotë se kjo përplasje lidhet drejtpërsëdrejti me reformën në drejtësi.
“E kam lexuar deklaratën e DASH. Për mua, është reforma në drejtësi në mes. Reformën në drejtësi, amerikanët e kanë jetike”, thotë Sulo, në “Top Talk”.

Sipas tij, “Meta dhe Berisha janë kundër reformës në drejtësi, sepse thonë se është e kapur nga Rama”.
“Berisha ka bërë një deklaratë para 2-3 vitesh dhe ka thënë se ka frikë nga drejtësia e kapur, jo nga drejtësia e pakapur. Ky është thelbi. Arbitri duhet të ishte i paanshëm, ata që bëjnë reformën duhet të ishin të paanshëm”, shton gazetari.

 

Fraksion.com