19-vjeçari u plagos në kokal me armë zjarri; Jaupaj: Është jashtë rrezikut për jetën, ishin në tavolina të ndryshme me autorin
Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj në një deklaratë për mediat ka dhënë disa detaje në lidhje me plagosjen e ndodhur disa minuta më parë në Tiranë.
Ai ka sqaruar se ata nuk janë miq me njëri-tjetrin dhe se kanë qenë ulur në tavolina të ndryshme në lokalin ku po rrinin.
“I plagosuri ndodhet në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën, për motive të dobëta ka ndodhur por tani jemi në dokumentimin dhe sqarimin e kësaj ngjarje. Ata kanë qenë në tavolina të veçanta, nuk nuk kanë qenë miq me njëri-tjetrin. Kemi emrin e autorit dhe po punojmë për kapjen e tij”, tha Jaupaj.
I plagosur me armë zjarri ka mbetur një djalë 19-vjeçar, i identifikuar si Reginaldo Kaçorri nga Rrësheni, i cili nuk rezulton të ketë precedent të mëparshëm penal.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Liman Kaba”, në afërsi të një lokali.
Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit me dy persona të tjerë.
Fraksion.com