AktualitetNATO/BETë fundit

Deklaratë nga Këshilli i Atlantikut të Veriut për Bjellorusinë

Këshilli i Atlantikut të Veriut dënon me forcë devijimin e detyruar në Minsk, Bjellorusi të një fluturimi të ‘Ryanair’ midis Athinës dhe Vilnius më 23 maj, si dhe lrgimin nga avioni i devijuar dhe arrestimin e Raman Pratasevich, një gazetar i shquar Bjellorus që udhëtonte në bord si dhe Sofia Sapega. Ky veprim i papranueshëm shkel seriozisht normat që rregullojnë aviacionin civil dhe rrezikoi jetën e pasagjerëve dhe ekuipazhit. Ne mbështesim thirrjet për një hetim urgjent të pavarur, përfshirë nga Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil (ICAO). Ne mbështesim masat e marra nga Aleatët individualisht dhe kolektivisht në përgjigje të këtij incidenti.

Ndalimi i z. Pratasevich është një shkelje e parimeve të mospajtimit politik dhe lirisë së shtypit. Bjellorusia duhet të lirojë menjëherë dhe pa kushte z. Pratasevich dhe znj. Sapega. Aleatët e NATO-s i bëjnë thirrje Bjellorusisë të respektojë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe t’i përmbahet rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla. Aleatët qëndrojnë në solidaritet me Letoninë pas dëbimit të pajustifikuar të diplomatëve Letonezë.

 

Fraksion.com