Putini do të takohet me Bidenin në 16 qershor
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ra dakord për një takim të nivelit të lartë me Presidentin e SHBA, Joe Biden. Takimi bëhet me ftesë të Bidenit.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka rënë dakord të takohet në takimin e nivelit të lartë me kolegun e tij amerikan Joe Biden. Takimi është caktuar për në datën 16 qershor në Gjenevë, njoftoi Kremlini pasdite. Këtë e konfirmoi edhe Shtëpia e Bardhë.
Presidenti Biden, i cili do të udhëtojë në Evropë në qershor, i kishte propozuar një takim Putinit në një vend të tretë në prill. Putini e la të hapur për një kohë të gjatë nëse do ta pranonte ftesën.
Në bisedë do të flitet edhe për kontrollin e armatimeve dhe për stabilitetin strategjik në botë. Konkretisht pikat e rendit të ditës do të përcaktohen më vonë.
Fraksion.com