AktualitetPolitikëTë fundit

U skualifikua nga gara; Ibsen Elezi: Nuk kërkova mbështetjen e ish kryeministrit! Linja e “doktorit” e ka mbyllur ciklin e vet

Kryesia e PD vendosi që Ibsen Elezi të skualifikohet nga gara për të kandiduar në zgjedhjet e 13 Qershorit për postin e kreut të Partisë Demokratike.

Ne emisionin “Breaking” në Top News, Elezi tha se vendimi nuk iu duk i papritur sepse e priste që të ndodhte kjo gjë dhe thotë se askush nuk mund të ndalojë PD që të ecë para, qoftë Berisha, qoftë Basha.

Ibsen Elezi: Unë nuk kam bërë asnjë deklarim pa u shprehur kryesia e PD. Në një përqindje të madhe e kam pritur këtë. Askush nuk mund të riskojë të përballet me të vërtetat. Nuk jam kandidat i mbetur në tentativë. Nuk e kam pasur çështjen e kandidaturës, por të futen pikëpamjet e djathta që s’i ka futur njeri. Unë kam mbajtur qëndrim parimor për ish kryeministrin. Askush nuk mund të ndalojë PD të ecë para, qoftë një kryeministër si Sali Berisha, qoftë kryetari i PD aktuale.

Ndonëse ka mbajtur pothuajse të njëjtat qëndrime si Fatbardh Kadilli dhe Edith Harxhi, Elezi u penalizua për shkak të qëndrimeve denigruese ndaj partisë. Elezi thotë se nuk e ka kërkuar kurrë mbështetjen e ish kryeministrit Berisha në garën e tij dhe Kryesia e PD tregoi se ka në fokus figurat politike, ndaj e skualifikuan.

Ibsen Elezi: Që të jemi korrekt, kemi mbajtur qëndrim për një pjesë të gjërave. Nuk e kam kërkuar mbështetjen e ish kryeministrit në garën time sepse nuk e kam parë të rëndësishme. Garohet që të kuptosh çfarë raporti ke me kryesinë e PD. Nëse pikëpamjet e mia do përkraheshin, do të tregonte se kryesia nuk vë figurat politika si Basha dhe Berisha në fokus, por idealet demokratike. Linja e “doktorit” e ka mbyllur ciklin e vet, për mirë apo për keq. Gara brenda PD nuk është demokratike. Lulzim Basha garon ende si kryetar i PD, kjo nuk është barazi. Unë nuk ia kam përmendur kunatin Lulzim Bashës, as gruan.

 

Fraksion.com