AktualitetPolitikëTë fundit

Ish-ministër në qeverinë e Berishës, Arben Imami komenton deklaratën e DASH: Nuk është akuzuar për korrupsion si person, por për vendime që kanë sjellë pasoja

Ish-ministri i Mbrojtjes në qeverinë e Berishës, Arben Imami i ftuar në emisionin ‘’Frontline’’ të gazetares Marsela Karapanço në News24 ka komentuar vendimin e DASH për ti ndaluar hyrjen në SHBA familjarisht ish-kryeministrit Sali Berisha.

Imami thotë nga ajo që ka kuptuar nga deklarata se nuk flitet për korrupsion nga Sali Berisha si person, por për vendime të tij që kanë sjellë pasoja.

Ai thotë se Berisha është lideri historik dhe ka të drejtën si çdo qytetar të vijojë betejën në GJykatën për arsyet e veta.

Po ashtu ai shton se në rast se nuk është e provuar, atëhere nuk mund të jesh një person i korruptuar.

ARBEN IMAMI: Zoti Berisha është sikurse e the lideri historik i PD, ka kontribute shumë të mëdha në demokracinë shqiptare. I është njohur edhe ndërkombëtarisht, por z.Berisha ka vendosur ta luftojë si natyra e vet, për nderin dhe reputacionin e tij. Mbas kësaj s’kemi çfarë shtojmë.

Zoti Berisha ka vendosur të mbrojë në një Gjykatë reputacionin e tij, ka të drejtë ta bëjë, ky ishte një me një kuptim lajm i javës së shkuar. Edhe ju bëni punën tuaj. Shoh që duam të flitet po mbi të njëjtin lajm. Pozicione të qarta, komentet janë bërë, Berisha është lideri historik, jemi në kët gjendje. S’kam koment  të posaçëm.

Nuk mund të bëj hamendësime, kam bërë që bëhen në shtyp. Pse SHBA kanë vendosur ta bëjnë publike një vendim të tillë këto ditë, ka lidhje, nuk ka lidhje me zgjedhjet, pranimi i zgjedhjeve. Nuk kam si ta njoh mekanizmin dhe arsyet pse është bërë në këtë kohë. Edhe sikur ta dimë pse është bërë nuk ndihmojmë dot për gjë. S’kam diçka të posaçme.

PYETJA: Ska pasur më parë një arsyetim kaq të gjerë, pse me Berishën ka një taktikë tjetër nga DASH?

ARBEN IMAMI: Ju mendoni se e di unë këtë? Hamendësim, dmth që duhet të jetë kështu se mendoj unë. Nuk komentoj mbi këtë gjë, diçka më tepër se kaq. SHBA janë SHBA, vend i rëndësishëm për demokracinë, e ardhmja jo vetëm e shkuara, por edhe e ardhmja e Shqipërisë është me SHBA. Sali Berisha është Sali Berisha, lideri historik i PD.

PYETJA: Keni punuar me Berishën. Keni qenë njeri i afërt në kabinet, pjesë e drejtimit të strukturave.

ARBEN IMAMI: S’kam qenë në nivele të larta të PD. Kam qenë ministër po. Anëtar i qeverisë.

PYETJA: Dua të di në dokumentin që Blinken flet për periudhën si is-Presidenti, ish-kryeministër, mund të ketë pasur diçka kur keni qenë ju ministër?

ARBEN IMAMI: Do doja mos komentoja sepse deklarata është konçize dhe ata që duhet ta komentojnë janë ata që e kanë shkruar. Flitet për aleatë, por nuk di cilët aleatë, nuk di konkretisht.

Dy gjëra të ndryshe. Me çfarë kam vënë re nuk është akuzuar për korrupsion si person. Të paktën kështu e kam kuptuar, flitet për vendime që kanë sjellë pasoja. Kjo është çështja që duhet shpjeguar, persona që kanë penguar apo janë penguar.

PYETJA: Besoni që Berisha është i korruptuar?

ARBEN IMAMI: Në një vend asnjëri nuk është i korruptuar po nuk u provua. Pyetja është e padrejtë. Sa i përket deklaratës, do të shohim si do të vijojë. Berisha e ka marrë përsipër. Çfarëdo që bëjmë ne, nuk është informacion, sqarim për situatën.

Mendimi im është shumë i qartë. SHBA janë vendi me të cilin interesat tona janë të lidhura pazgjidhshmërisht. Arsyet për deklaratën janë arsye të tyre. Sali Berisha është Berisha fjalë për fjalë, lider historik, ka dhënë kontribute të njohura ndërkombëtarisht, ga vendosja e marrëdhënieve diplomatike. Asnjëra palë s’ka nevojë për avokat. Nuk është në stilin tim për të komentuar.

PYETJA: Kush e ka radhën duke parë gjithë këto zhvillime? A presim nga reforma në drejtësi?

ARBEN IMAMI: Nëse reforma në drejtësi do tëk etë sukses sigurisht që korrupsioni duhet ndjekur në çdo nivel, nga poshtë kudo. Deri tani ka ecur, e pranuar me hapa të ngadaltë për arsye nga më të ndryshmet. Shpresojmë të mbyllet mirë e me sukses

PYETJA: Reagimi i Metës, qëndrimi më shumë mbështetës ndaj Berishës, kurse Basha ka qenë i qartë pranë SHBA dhe pranë Berishës, mes dy zjarreve?

ARBEN IMAMI: Pse është zjarr Berisha? Figurative. Po zjarri tjetër cili është? Ka dyshime për këtë? Nuk diskutohet. Janë të gjithë të të njëjti mendim.

PYETJA: Kush po e mbështet më shumë Berishën, Meta apo Basha?

ARBEN IMAMI: Nuk komentoj se kë mbështesin. Kë mbështesin puna e tyre. Kam disa opinione të miat.

 

Fraksion.com