AktualitetTë fundit

Grabitja tek “Shallvaret” në banesën e një efektivi policie, autorët thyen xhamin e dritares, morën para e bizhuteri

Zbardhen detaje të reja nga grabitja e ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e “Shallvareve” në kryeqytet, në rrugën “Reshit Çollaku”, vetëm pak metra larg Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku shtëpia e një efektivi policie ka qenë shënjestër e grabitësve.

Rreth orës 19:30 të ditës së djeshme autorët kanë thyer xhamin e dritares dhe kanë hyrë në apartamentin e shtetasit J.V., kanë marrë një shumë prej 18 mijë lekësh dhe bizhuteri.

Vjedhja është konstatuar nga bashkëshortja M.V. kur është kthyer në shtëpi, e cila ka njoftuar policinë.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

 

Fraksion.com