Dorëhiqet drejtori i Kadastrës në Durrës, Rezart Elmazi, komandohet Viola Hima
Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës së Durrësit, Rezart Elmazi është larguar nga detyra.
Ai kishte dhënë dorëheqjen që para zgjedhjeve të 25 prillit, po vetëm tani i është pranuar nga drejtori i përgjithshëm i kadastrës Artan Lame.
Burime nga ky institucion bëjnë me dije se në krye të kadastrës së Durrësit do të komandohet Viola Hima, e cila vitin e kaluar u komandua në krye të kadastrës së Vlorës, por u tërhoq nga pozicioni vetëm pas pak ditësh.
Aktualisht Hima mban funksionin e specialistes në kadastrën e Tiranës. Nuk dihet nëse fundi i majit të këtij viti do të jetë më i mbarë se ai i një viti më parë për Himën, kur iu besua drejtimi i Kadastrës së Vlorës.
Fraksion.com