AktualitetTë fundit

Biznesmeni gylenist turk kërkohet për ekstradim nga Turkmenistani, dosja në Shkodër! Muhamet Çap kërkon azil: Përndiqem politikisht

Biznesmeni i ndërtimit nga Turqia Muhamet Çap (gyleinst). Dosja ku Turmekistan i kërkon Shqipërisë ta ekstradojë. Çap është arrestuar në shkurt të vitit 2021 në Morinë.

Çap kërkon lirinë pasi deklaron se përndiqet politikisht se i ka fituar në arbitrazh Turmekistanit 500 milion dollarë. Turmekistani thotë se ai është një i dyshuar për korrupsion ne vlerën e 10 mijë dollarë, dhe ka nxjerrë mase sigurie ndaj tij.

Sot dosja në apelin e Shkodrës dhe pritet të vendoset fati i biznesmenit turk në qoftë se do ekstradohet apo do marrë status azilanti në Shqipëri. Ndërkohë shteti Kosovës i ka dhënë status azilanti biznesmeni turk.

Në Shqipëri kërkesa e tij për azil ende s’ka marrë përgjigje.

 

Fraksion.com