AktualitetPolitikëTë fundit

“Basha s’e çon dot PD në fitore”; Shehaj: Në 13 qershor vendosim nëse do të fitojmë, apo humbim në zgjedhjet e tjera!

Kandidati për kreun e PD-së, Agron Shehaj tha se përballë kryeministrit Edi Rama duhet një lider i pakorruptuar dhe ky nuk është Lulzim Basha.  I pyetur nëse Basha është i korruptuar, Shehaj tha jo, por la të kuptohej se lideri i PD nuk përceptohet si i pakorruptuar në publik.

“JO. Përballë Ramës duhet një njeri ndryshe nga Edi Rama. Duhet të jetë i pakorruptuar dhe njerëzit të mendojnë se është i pakorruptuar“, tha Shehaj.

Ai u shpreh i bindur se Basha nuk e çon dot PD drejt fitores, për këtë arsye vë theksin se ai duhet të jepte dorëheqjen dhe nuk duhet të rikandidonte sërish. Për Shehajn, zanafilla e humbjes në 25 prill është tek vendimet e marra gjatë gjithë qëndrimit në opozitë nga ana e Lulzim Bashës, ku më kryesoret liston djegien e mandateve dhe mos-pjesëmarjen në zgjedhjet lokale 2019.

Besueshmërinë e konsideron si pikën e tij më të fortë në garë kundër Bashës, e teksa sqaron se nëse do vijë në krye të PD-së nuk do të ketë kurrsesi në bashkëqeverisje për mazhorancën, një përgjigje kjo që vjen për kryeministrin Edi Rama, i cili ka përsëritur herë pas herë ftesën e tij për të bashkëpunuar. Ai ka qenë shumë kritik për situatën aktuale në PD, e pikërisht nga këtu sipas tij duhet të nisë edhe rruga për arritjen drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme. Hapja e partisë ndaj të rinjve, por edhe të vjetërve si edhe demokracia e brendshme janë pikat kyçe të platformës  nëse merr drejtimin e PD-së.

“Në PD e tanishme nuk ia vlen të shprehesh në mbledhjet e forumeve të PD dhe ky është një problem i madh dhe kjo duhet të ndryshojë”, tha ndër të tjera Shehaj.

Kritika ka edhe për mënyrën se si po zhvillohet gara për kreun e PD-së, duke thënë se nuk është aspak e drejtë, ku arsyen më minimale rendit faktin se ai nuk e disponon listën e votuesve të PD-së. Kjo listë, thotë Shehaj, e disponon vetëm Basha, kryetari aktual. Se çfarë do të bëjë nëse nuk do fitojë zgjedhjet, Shehaj u përgjigj me batutë ironiike.

“Do jap kontributin për PD-nëm nëse nuk më heqin”, përfundoi ai konferencën, teksa zgjodhi të mos bëjë asnjë koment për shpalljen ‘non grata’ të Sali Berishës, me këtë të fundit që e cilësoi si lideri historik i PD-së.

Shehaj: Basha nuk duhet të rikandidonte për kreun e PD! Djegia e mandateve dhe mospjesëmarrja në zgjedhje arsyeja e humbjes në 25 prill

Për Agron Shehaj, Basha nuk duhet të rikandidonte sërish për kreun e PD.

“Basha duhet të jepte dorëhqesjen dhe nuk duhet të rikandodojë. Përgjegjësistë nuk duhen kërkuar për vendimet që janë marrë gjatë fishatës, që shumë gjëra mund të ishte ndryshe por humbja jonë i ka rrënjët në vendimet që janë marrë gjatë 4 viteve të opozitës”, tha Shehaj.

Ai ka listuar edhe arsyet e humbjes në zgjedhjey e 25 prillit.

“Arsyeja e humbjes së zgjedhjeve djegia e mandateve dhe mospjesëmarrja në zgjedhjet lokale”, tha Shehaj.

Raporti me Bashën nëse zgjidhet sërish kryetar i PD? Shehaj: Nëse s’më përjashtojnë… s’kam inat personal me të! Jam i pakompromentuar

Agron Shehaj është pyetur edhe për marrëdhënien që do të ketë me kreun aktual të PD Lulzim Basha  nëse nuk fiton zgjedhjet.”Nëse nuk më përjashtojnë po. Unë kam inat personal ndaj Bashës, mua personalisht smë ka bërë asgjë dhe mendoj qe Basha të mos ma marrë sikur po i bëj diçka personale. Ai ka bërë sa mundi por ska marrë vendimet e duhura për zgjedhjet”, tha Shehaj.

I pyetur se  cili është dallimi mes tij dhe kandidatëve të tjerë për kryetar të PD, Shehaj tha se ai është i pakompromentuar dhe se qëllimi i tij kryesor është korrupsioni.

“Le ta marrim nga zgjedhjet e fundit. Jam i pakompromentuar… është e vështirë të flasësh për veten.Qëllimi im kryesor është korrupsioni, qëndrimet që kam mbajtur me oligarkinë”, shtoi ai.

Si do e çoni PD në fitore? Shehaj: Do hap partinë ndaj të vjetërve dhe të rinjve! Nuk po garojmë në kushte të barabarta me Bashën për kryetar

Agron Shehaj gjatë konferencës prë shtyp ka treguar se çfarë do të bëjë ndryshe për ntë çuar Pd drejt fitores nëse ai zgjidhet kryetar partie. Një nga gjërat që do të bëjë Shehaj tha se është hapja ne partisë ndaj të vjetërve dhe të rinjve.”Për të fituar zgjedhjet duhet reformuar Pd duhet hapur Pd ndaj të gjithëve të vjetërve dhe të rinjve. Vendimet duhen marrë nga anëtarë të Pd. Votimi i listës për kandidatë të Pd nga anaëtarë me parimin një anëtar një votë, një votim të vërtetë, jo  duke pyetur anëtarët kë sdoni po kë doni. ata që do marrin më shumë vota do të jenë në listën e kandidatëve”, tha ai.

I pyetur nëse po garojnë në kushte të barabartë duke qenë se Basha nuk dha dorëheqjen ai tha “jo”. po  garoni në kushte të pabarabarta?

“Ska dyshim që nuk jemi në kushte të barabarta”, tha ai.

Shehaj: Basha nuk e çon dot PD në fitore! Partia duhet të hapet ndaj të rinjve dhe të vjetërve

Agron Shehaj është i bindur që kryedemokrati Lulzim Basha nuk mundet dot që ta çojë drejt fitores PD-në. Për këtë shprehet se është i bindur.

“Basha nuk e çon dot PD në fitore është bindje e imja, e kuptoj që shumë prej jush mund të kërkojnë arsye të ndryshme, por është shumë e thjeshtë. Nëse duam që PD të fitojë zgjedhjet pastaj të ndryshojë Shqipërinë duhet të ndryshojmë lidershipin e PD”, tha ai.

Ai ka prezantuar edhe platformën e tij se si PD mund të shkojë drejt fitores.

“Për të fituar zgjedhjet duhet reformuar PD, duhet hapur ndaj të vjetërve dhe të rinjve, vendimet duhen marrë nga anëtarë të PD, të jetë e qartë dhe  transparente. Anëtarët duhet të vendosin për karrierën e strukturës, të liderave nëpërmjet votës. Një nga elementët kryesor do jetë votimi i listës për kandidatë i të gjithë listës”, tha Shehaj.

Ish-kryeministri u shpall ‘Non Grata’/ Shehaj: Berisha lider historik i PD, s’komentoj vendimin e SHBA

Agron Shehaj ka zgjedhur që të mos bëj asnjë koment për shpalljen “Non Grata” të Sali Berishës.

“Lideri historik i PD ka kontribut të jashtëzakonshëm në orientimin e Shqipërisë drejt Perëndimit, personalisht nuk kam asnjë koment”, tha Shehaj.

Agron Shehaj: PD duhet të ndryshojë sot që të mos humbasë përsëri në 2025! Rama i korruptuar dhe antidemokratik, përballë tij duhet një politikan ndryshe

Kandidati për kryetar të PD Agron Shehaj ka dalë në një konferencë për shtyp pas konfirmimit të kandidaturës nga kryesia e PD. Ai thotë se PD duhet të ndryshojë sot që të mos humbasë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Kandidimi im sështë një përpjekje për të marrë një post por fillimi i ndryshimit të PD. Pd duhet të ndryshojë sot që të jetë e mundur të ndryshojë shqipërinë nesër. Nuk do zgjidhet vetëm kryetari i ri por do të vendosin nëse duan të fitojnë ose humbasin prapë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në 13 qershor anëtarët e PD-së nuk do të zgjedhin thjesht kryetarin e ri, por do të vendosin nëse do të fitojnë apo të humbasin prapë në 2025. Unë kam ndershmërinë, përvojën dhe aftësinë për ta çuar PD-në në rrugën e fitores. Edi Rama është i korruptuar dhe antidemokratik. Për të mundur regjimin e tij, PD dhe Shqipëria kanë nevojë për një politikan ndryshe nga ai. Partia jonë ka nevojë për reformë të thellë dhe të menjëhershme. Të qenurit kryetar i Pd, duhet të jetë përgjegjësi dhe jo vetëm privilegj”, tha Shehaj.

Shehaj: Nëse unë do zgjidhem kryetar i PD nuk do ketë asnjë bashkëqeverisje me PS

Agron Shehaj ka hequr çdo mundësi për bashkëqeverisje me mazhorancën.

“Nëse unë do zgjidhem kryetar i PD nuk do ketë asnjë bashkëqeverisje”, tha Shehaj.

 

Fraksion.com