Akuzat për blerje votash, Pjerin Ndreu padit Mark Markun, kërkon dëmshpërblim 5 mln lekë
Kreu i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu ka paditur për shpifje deputetin e zgjedhur të PD-së në të njëjtin qark, Mark Markun.
Fletë-padinë Ndreu e ka publikuar në rrjete sociale, ndërsa shkruan: Me shpifësit nuk ka rrugë tjetër, shihemi në gjyq!
Ndreu kërkon që Marku ta dëmshpërblejë me 5 milionë lekë për dëmin e shkaktuar.
Fraksion.com