AktualitetLife StyleTë fundit

“Ndezi” skenën e “Eurovision”; Anxhela Peristerit pas performancës: Do ta mbaj mend gjithë jetën time, jam e mërzitur sepse…

Anxhela Peristeri realizuoi një performancë të magjishme mbrëmjen finale në “Eurovision 2021”. Kënga e saj “Karma” mori ovacione të shumta nga publiku i pranishëm, si dhe vlerësime nga producentë mjaft të njohur në botë.

Pas performancës së mbrëmjes së mbrëmëshme, Peristeri, ka thënë disa fjalë për “Euovision”.

Ajo u shpreh mjaft e lumtur, por njëkohësisht, ndihet e mërzitur që “nesër e gjithë kjo do të mbarojë, e ajo, nuk do të ketë mundësinë të përjetoj sërish emocionet” që të dhuron ky festival.

“Jam shumë e lumtur. Ndihem e mërzitur që nesër nuk do të jem më duke performuar në këtë skenë të mrekullueshme. Do ta mbaj mend gjithë jetën time“, u shpreh këngëtarja, pas performancës së saj.

Kurse  Brian Malouf, një nga producentët më të njohur amerikanë, që ka punuar me Michael Jackson, Madonna-n, Selena Gomez, Miley Cyrus dhe artistë të tjerë me famë botërore pasi kishte dëgjuar të gjithë finalistët, ai kishte dhënë vlerësimin e tij profesional. TOP 10-shen e tij e kryesonte Shqipëria. “Kënga është përrallore, produksioni është përrallor, e dua! Do të më pëlqente ta dëgjoja në një duet me Andrea Bocellin. Një vokal i shkëlqyer, produksion i shkëlqyer dhe një këngë shumë e mirë!”, shkroi Malouf për “Karma-n”.

Ndërkohë, Shqipëria e përfaqësuar nga Anxhela Peristeri me këngën Karma mori vetëm 57 pikë të cilat e rendisin atë në vendin e 21. Peristeri 22 pikë mori nga juria profesioniste e 39 shteteve pjesëmarrëse të Eurovioson 2021 dhe 35 pikë ishin nga publiku. Nga juritë profesioniste Shqipëria u votua nga:
San Marino me 2 pikë, Malta me 12 pikë të cilat janë edhe pikët maksimale, Danimarka me 7 pikë dhe Holanda 1 pikë.

 

 

Fraksion.com