Gjendet i vdekur në rrugë një 50-vjeçar në Elbasan, me 7 plagë në kokë
Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në Elbasan. Bëhet me dije se trupi i viktimës, rreth 50-vjeç, u gjet në rrugën “Visarion Xhuvani”.
Viktima nuk është identifikuar ende, ndërsa bëhet me dije se i janë konstatuar 7 plagë në kokë.
Paraprakisht dyshohet se 50-vjeçari është vrarë me sende të forta. Trupi është transportuar në morgun e Elbasanit ku mjekët do të përcaktojnë edhe shkaqet e vdekjes.
Për momentin nuk bëhen me dije të tjera detaje për ngjarjen, ndërsa policia ka nisur hetimet.
Fraksion.com