AktualitetPolitikëTë fundit

“Kur do flasim”; Rama, të rinjve: Kërkesa mund të ketë shumë, po vende janë pak…

Kryeministri Edi Rama ka ftuar të rinjtë nga 16 vjeç deri më 26 vjeç që të regjistrohen në akademinë e re të lidershipit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri i ka bërë thirrje atyre që besojnë se nuk kanë miq dhe nuk e fitojnë dot të drejtën që duan të zhvillojnë aftësitë e tyre të komunikimit dhe vendimmarrjes, të aplikojnë.

Por, ka edhe një paralajmërim, se “kush aplikon duhet ta mbajë parasysh se ka më shumë gjasë të humbasë, se sa të fitojë”, shkruan Rama.

Kujtojmë se Rama gjatë protestave të studentëve, iu drejtua për disa ditë të rinjve me të njëjtën shprehje.

Postimi i plotëKUR DO FLASIM

Në korrik do të hapim regjistrimet e Akademisë së Re të Lidershipit për vajza e djem ambiciozë, sfidues, kokëfortë. Të rinj që duan të lexojnë e që dinë të flasin, po dhe të dëgjojnë. Të pakënaqur me si shkojnë gjërat përreth, po edhe me veten e tyre. Individë që dëshirojnë të stërviten në grup, për të zhvilluar aftësitë e tyre të komunikimit dhe vendimmarrjes.

Për këdo që e gjen veten në këta rreshta, që nuk është më pak se 16 vjeç e më shumë se 26 vjeç, e që dëshiron ta provojë mundësinë e vet për një vend në Akademinë e Re të Lidershipit, kjo është adresa: https://liderakademi.al/

Kërkesa mund të ketë shumë, po vende janë pak. Prandaj kush aplikon duhet ta mbajë parasysh se ka më shumë gjasë të humbasë, se sa të fitojë! Por kush dëshiron dhe njëherësh ngurron, le të lexojë këto fjalë të Michael Jordan:

“Kam humbur më shumë se 9000 gjuajtje dhe thuajse 300 ndeshje. E kam humbur gjuajtjen e fitores 26 nga herët që ma besuan. Në jetën time kam dështuar herë pas here dhe përsëri. Dhe prandaj i’a kam dalë të kem sukses”.

 

Fraksion.com