AktualitetPolitikëTë fundit

“Çështjet e vështira po vijnë”, ambasadorja Kim: SHBA ju mbështet, derisa sistemi i drejtësisë të jetë plotësisht funksional!

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, reagon sërish për Reformën në Drejtësi, teksa thekson se ajo është e vërtetë.

Duke u ndalur te Gjykata Kushtetuese, që u bë funksionale në dhjetor të vitit 2020, kryediplomatja amerikane thekson se deri më tani ky institucion ka marrë 25 vendime, ndërsa paralajmëron se rastet e vështira po vijnë.

“Pas 3 vitesh e paralizimi, Gjykata Kushtetuese u bë funksionale në dhjetor të vitit 2020. Deri më tani, Gjykata Kushtetuese ka shqyrtuar 100 çështje dhe ka marrë 25 vendime. Çështjet e vështira po vijnë. Reforma në Drejtësi është e vërtetë. SHBA do të jetë me ju, derisa sistemi i drejtësisë të jetë plotësisht funksional”, shkruan ambasadorja Kim.

 

Fraksion.com