AktualitetTë fundit

U kap me 2 mina me telekomandë në lokal, kush është 48-vjeçari i arrestuar në Elbasan

Një 48-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi iu sekuestruan dy mina me telekomandë. Bëhet fjalë për shtetasin Artur Kazanxhi, banues në Durrës.

Burime zyrtare bënë me dije se bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas që ndodhej në një lokal në fshatin Bradashesh, Elbasan, kishte me vete mina me telekomandë, me qëllim shitjen e tyre, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Bradasheshi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, po vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë që janë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

Fraksion.com