AktualitetTë fundit

Sot jepet pretenca për ish-kryeprokurorin Llalla, do të kërkohet sërish 2 vite burg

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar ditën e sotme si datën kur prokuroria do lexojë pretencën nga e para për ish Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Gazetari Arsen Rusta raporton se SPAK do të përsërisë të njëjtën pretencë të mëparshme dhe do të kërkojë 2 vite burg për Llallën.

Pas vendimit për rihapjen nga e para të gjykimit, gjykimi për Llallën u mbyll në 5 seanca. Gjyqi ndaj Llallës u kthye në pikën zero në seancën e 16 prillit. U revokua gjykimi i shkurtuar me kërkesë të Llallës dhe do fillojë gjykim i zakonshëm nga e para.

Ai akuzohet për disa veprat penale që përfshijnë “Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehje ose deklarim i pasurive, interesave privat të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim” në tre raste. Adriatik Llalla u hetua edhe pastrimin për pastrimin e parave, por në finale ai u dërgua për gjykim vetëm për fshehje të pasurisë.

 

Fraksion.com