Sali Berisha, konferencë për mediat në orën 18:00
Ish-Kryeministri Sali Berisha do të mbajë një konferencë për mediat në orën 18:00.
Kjo konferencë e Berishës vjen pas vendimit të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili shpalli “non grata” ish-kreun e qeverisë.
Përmes një reagimi të mërkurën, Sali Berisha i mohoi akuzat për korrupsion të sekretarit Blinken. Ai e ftoi Blinken që të bëjë publike çdo fakt dhe dokument për të argumentuar pretendimet për korrupsion.
Po ashtu, në reagimin e tij, ish-Kryeministri kujtonte edhe arritjet e qeverisë që ka drejtuar si anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, liberalizimi i vizave me BE dhe luftën e suksesshme kundër korrupsionit./tvklan.al
Fraksion.com