AktualitetPolitikëTë fundit

Kuvendi sot në seancë plenare, kryefjalë e diskutimeve vendimi i DASH për shpalljen non grata të Sali Berishës

Kuvendi zhvillon sot seancë plenare ku në rend të ditës janë në shqyrtim disa projektligje.

Por ajo që mësohet se mbledhja pritet që të nisë në orën 10:00, por mësohet se kryefjalë e diskutimeve të sotme do të jetë padyshim vendimi i DASH ku shpalli non grata ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij.

Ky vendim solli reagime të mëdha në politikën shqiptare.

Kuvendi do të diskutojë raportin e veprimtarisë së Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2020. Gjithashtu, Kuvendi do të diskutojë raportin e veprimtarisë vjetore të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin 2020.

Ndërsa në rend të ditës janë parashikuar që të diskutohet edhe për disa marrëveshje.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektligjin “Për një ndryshim në ligjin nr. 48/2014, “Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore dhe tregtare”.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe Projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10.304, datë 15.07.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar””.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe Projektligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin e vitit 1988 në lidhje me konventën ndërkombëtare për sigurinë e jetës në det, 1974”.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe Projektligjin “Për ratifikimin e traktatit të ekstradimit ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim financiar 2018, për projektin “Programi për menaxhim të qëndrueshëm dhe miqësor me klimën në sektorin e mbetjeve (DKTI)”.

Kuvendi pritet të shqyrtojë edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim financiar 2019, për projektin “Rehabilitimi i hidrocentralit të Fierzës (DKTI)”.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe Projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë
dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim financiar 2018, për projektin “Programi i investimeve për zhvillim të integruar rajonal”.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe Projektvendimin “Për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit “Për një ndryshim në ligjin nr. 10.081, datë 23.02.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar””.

 

Fraksion.com