AktualitetEkonomiTë fundit

“Bitcoin, si skemat piramidale”; Të rinjtë investojnë. Ekspertët: Kujdes, mund të humbni gjithçka

Kriptomonedhat janë e ardhmja. Kështu thotë Mateo Velo, një i ri i cili ka investuar dhe ka krijuar një video informuese për miqtë se si t’i blejnë dhe ti shesin ato.

Duke qenë i përditësuar me botën e internetit ai kishte dëgjuar shumë rreth Bitcoin.

Albana Muçaj shpjegon se në Shqipëri ka edhe start-upe serioze në fushën e kriptomonedhave, por mbetet ende një treg me shumë pikëpyetje dhe me risk të lartë.

Por, ish-ministri i Financave pas periudhës së skemave piramidale te vitit 1997, Arben Malaj është kategorikisht kundër investimit euforik.  Ai thotë në Bitcoin shqiptarët mund të humbin të gjithë pasurinë e tyre dhe historia të përsëritet./tch

 

Fraksion.com