Berisha “non grata” nga SHBA, vjen reagimi i parë nga PS, Balla shpërndan mesazhin e Blinken: Përshëndes vendimin
Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla, mbështet vendimin e SHBA ndaj Berishës, ndërsa shpërndan mesazhin e Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken.
Reagimi i Taulant Ballës:
PËRSHËNDES VENDIMIN E SHTETEVE TË BASHKURA TË AMERIKËS🇦🇱🤝🇺🇸 NDAJ SALI BERISHËS:
“Aktet e korruptuara të ish-Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha kanë minuar demokracinë në Shqipëri. Po e shpall Berishën dhe anëtarët e afërt të familjes së tij si të papranueshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.
Ne mbetemi #tëbashkuarkundërkorrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri.”
Sekretari i Shtetit
Antony Blinken
Fraksion.com