AktualitetTë fundit

Vetingu; KPK shkarkon nga detyra prokurorin e Tiranës, Avni Kraja

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur sot shkarkimin nga detyra të Avni Krajës, prokuror pranë prokurorisë së rrethit Tiranë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi seancën për shpalljen e vendimit për subjektin e rivlerësimit Avni Kraja, prokuror pranë prokurorisë së Rrethit Tiranë.

Trupa gjykuese e përbërë nga Lulzim Hamitaj, Genta Tafa Bungo, Alma Faskaj pasi analizoi provat dhe faktet, vendosi shkarkimin nga detyra të Avni Krajës, prokuror pranë prokurorisë së Rrethit Tiranë.

Avni Kraja e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1992 dhe përgjatë tre dekadave e ka ushtruar funksionin e prokurorit në Krujë, në Shkodër dhe prej vitit 2010 në Prokurorinë e Tiranës.

 

Fraksion.com